NË RRUGËN E RILINDJES SË SHËNDETËSISË.

Nga Edi Rama

Sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për fillimin e shërbimit modern të instrumentave të rinj kirurgjikalë dhe të sterilizimit të tyre. Një revolucion brenda sistemit, që vjen si rezultat i një Partneriteti Publik-Privat me një kompani që harmonizon ekselencën gjermane dhe atë italiane në këtë fushë; një model zhvillimi që në mjedisin e debatit tonë publik është banalizuar me fjalën e turpshme “koncesion” dhe është kthyer në një “shfaqje e huaj” nga ata që injorancën e tyre e kanë argument.

Ky shërbim që e kalon shërbimin shëndetësor shqiptar nga epoka e ndryshkut në epokën e standardeve europiane të instrumentave kirurgjikalë, nis në këtë spital, ku bëhet gjysma e ndërhyrjeve kirurgjikale të Shqipërisë. Në një kohë relativisht të shpejtë prej 18 muajsh, shërbimi do të shtrihet në gjithë rrjetin e sallave të operacioneve në Republikën e Shqipërisë, ku shërbejnë 555 kirurgë në 153 salla.

Ajo çka ne kemi bërë për shëndetësinë në këta 32 muaj, nuk është bërë në 20 e kusur vite, por ajo që mbetet për t’u bërë, është shumë më tepër, prandaj do të vazhdojmë me vendosmëri në këtë rrugë; të mbajmë të gjithë baltën që na takon, çdo ditë, do dëgjojmë të gjitha akuzat që do na bien për pjesë, çdo ditë, do të bashkëjetojmë me kriminalizimin e përditshëm të çdo ideje, projekti, partneriteti publik- privat, apo operacioni reformues, çdo ditë.

s1 - Copy s4 - Copy s5 - Copy s3 - Copy s2 - Copy s8 - Copy

SHKARKO APP