Nëse nuk djersitët gjatë verës, jeta juaj është në rrezik
Anhidroza është paaftësia e djersitjes normale. Edhe pse mbase tingëllon si një gjendje serioze, anhidroza mund të jetë e rrezikshme për jetën, por në rastet më të këqija shkakton komën, transmeton Telegrafi.
Kjo sëmundje është pamundësia e prodhimit të djersëve apo ai prodhim është shumë i vogël.
Simptomat e anhidrozës janë: ngërçet e muskujve dhe ndieni dobësim, zemra ju rrah fort, keni lëkurë të kuqe, nuk djersiteni apo djersiteni shumë pak, ju ka ndryshuar aroma e trupit dhe keni halucinacione.
Lëkura e të sëmurëve është e thatë. Ata nuk e përballojnë nxehtësinë për shkak të mungesës së termorregullimit.
Të sëmurët këshillohen që t’u shmangen aktiviteteve të mundimshme fizike dhe nxehtësisë.
Sëmundjet e lëkurës, dëmtimi i lëkurës, sulmet e nxehtësisë, diabeti, dehidratimi apo ndonjë çrregullim neurologjik mund të jenë shkaktarë të kësaj sëmundjeje. Për shembull, gjëndrat e djersitjes bllokohen te sëmundjet e lëkurës.