Neurokirurgu i Harvardit konfirmon që jeta e përtejme ekziston
A kemi një shpirt që jeton pas trupit? A ka jetë pas vdekjes? Jeta e përtejme, një përvojë në prag të vdekjes, është përjetuar nga shumë njerëz që janë rikuperuar për të treguar përvojën e tyre, por më e rëndësishmja është ajo e provuar vetë nga truri i neurokirurgut të Harvardit, 25 vjeçarit, Dr.Eben Alexander. Kjo nuk është thjesht një tjetër përvojë e përtejbotës që mund të regjistrohet si halucinacion. Para sesa të shohim saktësisht sesi përvoja e tij e përtejbotës kapërcen gjithë spjegimet shkencore, të eksplorojmë pak profilin e tij. Para kësaj përvoje, ai nuk besonte në ekzistencën e shpirtit jofizik. I arsimuar në shkollën perëndimore të mjekësisë dhe i rrethuar nga kolegë mjek që janë thellësisht të dhënë pas pikëpamjes materialiste të universit, ai mendonte që ideja e shpirtit ishte një përrallë. Si shumë skeptikë, ai besonte që përvojat e përtejbotës ishin haluçinacione ose imagjinatë njerëzore. Pasi u kthye në trupin e tij dhe pati një shërim të mrekullueshëm megjithë vështirësitë, shkroi bestsellerin numër një të New York Times “Proof of Heaven” (Prova e Parajsës).