Nga 20 minuta në 15 vjet, si shëroheni nga lënia e duhanit

Brenda 20 minutave pasi pini një cigare, trupi juaj fillon me një seri ndryshimesh të cilat vazhdojnë për vite me radhë. Ja disa fakte se si normalizohet trupi juaj pasi e lini cigaren në periudha të ndryshme kohore:

– 20 minuta pasi ndaloni pirjen e cigares, zemra juaj fillon të rrahë normal.

– Nëse nuk e ndizni cigaren përgjatë 12 orëve, niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie në normale.

– Mjaftojnë 3 muaj që të mos e ndizni cigaren dhe rreziku nga infarkti në zemër fillon menjëherë të bjerë, sikundër edhe funksionimi i mushkërive tuaja fillon të përmirësohet.

– Duroni për 9 muaj pa e konsumuar cigaren dhe kollitja juaj do të ndalet.

– Nëse nuk e ndizni për 1 vit cigaren, zemra juaj do të bëhet imune ndaj sëmundjeve të ndryshme.

– 5 vjet pasi ndalohet pirja e saj, ju do ta siguroni jetën tuaj për 10 vitet e ardhshme.

– 15 vjet pasi i keni thënë “jo” duhanit, rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës është kthyer në atë të një jo duhanpirësi.

 

SHKARKO APP