Nga dietat deri tek duhanpirja/ Mjekët po mendojnë për zgjidhje të reja për shëndetin

E keni gjetur ndonjëherë veten para dilemave? Po flasim për ato që janë vërtetë të vështira për të bërë zgjedhjen e duhur pasi ndikohemi shumë nga dëshirat.

Shembulli më i thjeshtë lidhet me ushqimin. Ne e dimë që duhet të konsumojmë produkte të shëndetshme, por një copë picë e ngohtë e me aromë ndjellëse, është kaq tunduese. Më pas vendosim që herën tjetër do të zgjedhim me patjetër ushqimin e shëndetshëm.

Por sipas ekspertëve nutricionistë, një mendim i tillë bën më shumë dëm shëndetit se ajo copa e picës. Disa vite më parë, trendi i dietave drastike u përhap me shpejtësi të madhe. Kjo kulturë e re solli një numër të lartë pasojash tek shëndeti i qytetarëve në shumë shtete. Sipas mjekëve ndalimi i menjëhershëm i disa ushqimeve shkaktonte shfaqjen e problemeve serioze në shëndet.

Të tilla si dehidratimi i thellë, çrregullim i nivelit të sheqerit, dobësim i muskujve dhe ngadalësim të metabolizmit. Ndaj dhe dietat drastike u rimenduan duke u fokusuar tek reduktimi i dëmit që shkaktohej nga regjimi ushqimor. Pra në vend që personat të ndalonin menjëherë konsumimin e produkteve të ndryshme që përcaktoheshin si të dëmshme, ata nisnin një proces më gradual. Ofrimi i alternativave të shëndetshme krijoi një efekt më të shpejt tek rënia apo ruajtja e peshës tek shumë persona.

Një tjetër shembull dileme që ndikon vërtetë tek shëndeti, është ai i duhanpirësve. Të rriturit duhanpirës sigurisht që i dinë pasojat që ky zakon ka tek shëndeti i tyre. Por ndonjëherë dilema është shumë e madhe dhe nuk mund të marrin një vendim. Deri më tani shumë shtete kanë ndërmarrë politika të cilat fokusohen tek ndalimi i konsumit së cigares, për të përmirësuar kështu shëndetin publik të shoqërisë.

Por sipas mjekëve, metoda të tilla nuk po japin rezultatet e pritura. Ndaj dhe shumë prej tyre po rimendojnë këtë qasje, në mënyrë që të përfshijnë alternativa të reja. Në shumë vende si Japonia, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për duhanprësit që duan të vazhdojnë të përdorin duhanin, po prezantohen produkte që reduktojnë dëmin e shkaktuar nga tymi i cigares.

Të tilla si pajisjet me ngrohje, cigaret elektronike, duhani i përtypshëm, reduktojnë emetimin e 6000 substancave të dëmshme që formohen nga djegia e cigares. Pasi edhe pse nikotina krijon varësi, janë këto kimikate toksike që lëshohen në ajër përmes tymit që duhet të shmangen. Sipas mjekëve të shumtë këto alternativa kanë dhënë rezultate në të gjithë vendet ku janë prezantuar dhe qytetarët janë informuar për mundësitë e reja, ndaj mendojnë se do të ndihmonin dukshëm përmbushjen e objektivës kryesore: sigurimit të shëndetit publik.

SHKARKO APP