‘Ngjitja e çiftit në seks”, mit apo realitet? Dmth kur nuk e nxjerr më penisin!

Dy të dashuruar po bënin pushimet në plazhet e Italisë, kur vendosën që të bënin seks spontan në ujë.Por në mes të aktit, gruaja pëson një spazmë dhe penisi i burrit ngec brenda në vaginë dhe nuk e nxjerr dot.

Një plazhist e pikasi çiftin e pafat dhe të dy u dërguan në një klinikë.

Atje mjekët i injektuan gruas një ilaç që përdoret zakonisht tek gratë shtatzëna për të zgjeruar mitrën.Kjo pati sukses dhe të dy mundën të ndahen nga njëri- tjetri.

Lajmi bëri xhiron e botës dhe shumëkush ka qeshur me këtë.Megjithatë, për çiftin ka qenë e dhimbshme.

Por pyetja që lind është nëse ekziston një spazmë vaginale.Gjinekologu Christian Albring thotë se i ftohti i ujit mund të provokojë probleme me qarkullimin e gjakut.Diçka e tillë mund të sjellë ngërç në pjesën e poshtme të legenit.

“Nëse pelviku është në spazmë, ai bëhet si një unazë rreth kokës së penisit, i cili është fryrë dhe nuk del dot,” thotë ai.

Një spazmë e tillë quhet edhe vaginizëm në gjuhën mjekësore.Normalisht, diçka e tillë ndodh kryesisht përpara seksit, në periudhën e pritjes.

“Zakonisht ky fenomen ndodh tek gratë që kanë përjetuar më parë një formë të abuzimit. Por jo çdo grua me vaginizëm është abuzuar. Frika duket se luan një rol të madh. Mendimet negative krijojnë tension në këtë pjesë të trupit. Megjithatë, mendimi mbi vaginën nuk është i lidhur me qejfin,” thotë seksologia Ann- Marlene Henning.

“Përveç kësaj, seksi nën ujë nuk është ideal, sepse uji pakëson lëngun e vaginës, duke bërë që seksi të jetë i dhimbshëm,” thotë Albring.

Po ashtu, gjatë lëvizjes në ujë, krijohet një vakuum, që e bën seksin jo dhe aq të kënaqshëm.

SHKARKO APP