Ngjyra e syve, sipas shëndetit tuaj

Sytë kafe

Kjo është një ngjyrë që krijon një mbrojtës për sytë nga rrezet ultravjollcë. Personat me një ngjyrë të tillë sysh janë më pak të rrezikuar që të preken nga kanceri i lëkurës dhe i kataraktit.

Kafe e çelët si lajthi

Sytë me këtë ngjyrë tregojnë një ndjeshmëri më të madhe nga dhimbja dhe ankthi, në raport me ata persona që kanë sy më të errët. Veçanërisht femrat me këtë ngjyrë të syve, kanë më shumë mundësi që të kenë një lindje të dhimbshme.

Sytë jeshil

Personat të cilët kanë ngjyrën e syve jeshile, janë njerëz të cilët e përballojnë më mirë dhimbjen dhe nuk vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Por e keqja e tyre është se sytë me këtë ngjyrë nuk janë të mbrojtur nga rrezet ultravjollcë.

Sytë blu

Njerëzit me sy blu kanë kanë të njëjtat karakteristika si ata me sy jeshil. Ndër të tjera kanë më shumë tendencë për të vuajtur nga probleme me alkoolizmin.

Sytë e kuq

Kushdo nga ne herë pas here i ka sytë e kuq. Shkaqet për diçka të tillë mund të jenë prej thatësirës së tyre, alergjive apo ekspozimit ndaj pluhurit. Kur sytë skuqen vazhdimisht, ju mund të jeni më të ekspozuar nga depresioni dhe nga infeksioni i venave të gjakut. 

SHKARKO APP