Një gotë verë, baraz me një orë palestër
Hulumtimet e kryera nga Universiteti i Albertas në Kanada kanë zbuluar se përfitimet shëndetësore në reveratrol, përbërës ky i cili gjendet në verën e kuqe, janë të njëjta me ato që i fitojmë nga ushtrimet fizike.
Sipas hulumtueseve, resveratroli e përmirëson performancën fizike, funksionin e zemrës dhe forcën e muskujve në të njëjtën mënyrë që përmirësohen edhe pas një sesioni në palestër.
Jason Dyck, udhëheqësi i këtij studimi, thotë se këto zbulime do t’i ndihmojnë në veçantë personat që nuk janë të aftë të bëjnë ushtrime fizike.