Një grusht arra ju përmirësojnë humorin

Frutat e thata dhe sidomos arrat mund të jenë çelësi, që të përmirësoni humorin tuaj. Ato largojnë stresin dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë pasi i konsumoni. Por sipas një studimi, efekti pozitiv është i vlefshëm vetëm për të rinjtë, studentët universitarë dhe sidomos për meshkujt. Këshilla e tyre është që të hani një grusht arra në ditë.

Në studimin e universitetit të New Mexiko-s, i cili u publikua në revistën Nutrients, pjesë 64 studentë të moshave nga 18 deri në 25 vjeç. Ata kanë ngrënë tre feta “bukë banane”, një ëmbëlsirë tipike anglo-saksone për 16 javë. Për tetë javë, në ëmbëlsirë janë shtuar arra, ndërsa për tetë të tjera jo. Arrat u përpunuan në mënyrë të tillë që në të dyja rastet shija e ëmbëlsirës të mos ndryshonte.

Në periudhën që ata hanin ëmbëlsirë me arra iu kërkuar të hanin dhe një tas arrash të qëruara. Në fund të eksperimentit rezultoi se kishin humor më të mirë dhe më të përmirësuar.

“Përmirësimi i humorit tek të rinjtë u rrit me 28%, por të njëjtat përmirësime nuk janë njësoj tek vajzat, por këtë nuk e dimë pse”, ka thënë Peter Pribis, autori i këtij studimit.

Sipas studiuesve tek arrat ka përbërës të ndryshëm, që mund të jenë përgjegjëse mnë përmirësimin e humorit tek meshkujt, si acidi alfa-linoleik, vitamina E, acidi folik, polofenolët dhe melatonina. Por sekreti ndoshta mund të jetë tek kombinimi i të gjithë këtyre elementëve së bashku.

SHKARKO APP