Një grusht bajamesh në ditë, ndihmon në…
Dietat nuk kanë qenë efektive dhe jeni të dëshpëruar për të humbur peshë? Provoni të hani një grusht bajamesh në ditë dhe rënia në peshë nuk do të jetë më problem për ju.
Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Floridas, rezultoi se konsumimi i bajameve zëvendëson kaloritë boshe, që mund të merrni nga ushqimet e shpejta. Bajamet japin ndjesinë e ngopjes dhe ju largojnë nga tundimi, për të konsumuar ushqime të pashëndetshme.
Rezulton se përfshirja e bajameve në dietën ushqimore të përditshme përmirëson shëndetin oral. Gjatë këtij studimi, kërkuesit e vendosën theksin edhe tek rëndësia që ka konsumimi i bajameve tek fëmijët.
Hani një grusht bajamesh midis vakteve apo kur ndjeni uri dhe do të ndiheni të ngopur. Në këtë mënyrë ushqeheni shëndetshëm dhe humbni në peshë.