Një mënyrë për të luftuar sëmundjet e trashëgueshme
Shkencëtarët kinezë kanë arritur të përmirësojnë për të parën herë gjenet e një embrioni njerëzor.
Ndërhyrja u bë nga një grup shkencëtarësh të Universitetit Sun Jat-sen të Guangzhusë, për të modifikuar një gjen të veçantë, përgjegjës për një sëmundje vdekjeprurëse gjaku.
Ata konfirmuan për revistën shkencore Nature, kryerjen e këtij eksperimenti, për të cilin flitej prej kohësh se po bëhej në mënyrë të fshehtë.
Shkencëtarët pranuan se kishin hasur në probleme serioze, aq sa thanë se nuk do t’a ripërsërisin ndërhyrjen të paktën për një periudhë afatshkurtër.
Ata përdorën teknikën CRISPR (CRISPR/Cas 9). Në embrionin eksperimental, ku injektuan një enzimë dhe një molekulë, të parapërgatitura për të vepruar tek gjeni i veçantë. Injektimi në embrion riparoi genet problematike.
Por është e paqartë se sa e sukseshme do të jetë kjo metodë në një embrion normal njerëzor. Ndërhyrja u konsiderua si një hap gjigand në luftën kundër sëmundjeve të trashëgueshme, ku krahas atyre të gjakut, bëjnë pjesë edhe disa lloje të kancerit. Eksperimente të tilla janë kryer tek kafshët.
Shkencëtarët thonë se aplikimi i metodës në të ardhmen ka nevojë për rregulla strikte, pasi mund të arrihet deri atje sa të modifikohet njeriu.