Një në tre fëmijë të moshës 6-9 janë mbipeshë

Një në tre fëmijë në Europë mes moshës gjashtë dhe nëntë janë ose mbipeshë apo të shëndoshë, sipas një raporti që po ashtu paralajmëron se deri në vitin 2025 numri i pesë vjeçarëve në mbarë botën të cilët janë mbipeshë do të jetë rritur nga 41 milion që është tani, në 70 milionë.

Ndër gjetjet e tjera kryesore të kërkuesve është se në mes të 20% dhe 30% e të gjitha sëmundjeve inflamatore të zorrëve fillon në fëmijëri. Raporti është i bazuar nga të dhënat e 46 vende të rajonit Europian.

Europa nuk mund të përballen më me këtë problem, thuhet në raport. “Në Europë ne kemi ekspertë kryesorë pediatrik dhe shumë qendra të ekselencës.

Megjithatë këto nuk janë të përhapura dhe aktualisht nuk mund të plotësojnë nevojat e fëmijëve në të gjithë kontinentin “, tha Michael Manns, president i organizatës dhe një profesor i pediatrisë në Hannover Medical School. “Kjo ndikon jo vetëm mbi individët dhe familjet e tyre por në shoqëri dhe ofrimin më të gjerë të shërbimeve shëndetësore”.

Kostoja e trajtimit të çrregullimeve të lidhura me shëndoshjen tani arrin në një të dhjetën e kostove totale të kujdesit shëndetësor në Europë, dhe sipas raportit, kërcënon qëndrueshmërinë e shërbimeve shëndetësore publike në të gjitha kombet.

Alarmi në lidhje me nivelet e shëndoshjes nuk është diçka e re, dhe nuk kufizohet vetëm në Europë, pasi një studim i kohëve të fundit nga shkencëtarët në Imperial College, ka zbuluar se në të gjithë botën mund të ketë 266 milion njerëz mbipeshë dhe se popullsia botërore është bërë më e shëndetshme me rreth 1.5 kg për person në çdo dekadë që nga viti 1975.

Burimi: The Guardian/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP