Një vend pa duhan, një shoqëri më e shëndetshme

 

Përmbyllet Java Botërore e luftës kundër duhanit me ndarjen e çmimeve të konkursit "Një vend pa duhan, një shoqëri më e shëndetshme”, për punimet më të mira në pikturë të nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe shpalljen e ekipit fitues të ndeshjeve mes shkollave të mesme të Tiranës – shkollën “Sami Frashëri”.

Në këtë aktivitet të zhvilluar në Ditën Botërore Pa Duhan 2015, mori pjesë Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, Zv.Ministrja e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi, Drejtuesja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr. Ledia Lazëri, Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Dr. Eltar Deda, Drejtori i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Dr. Astrit Beci, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe nxënës të shkollave të mesme të Tiranës.

Drejtuesja e Zyres Rajonale të OBSH-së, znj. Ledia Lazëri, përcolli për të pranishmit vlerësimin e autoritetit më të lartë të OBSH-së për punën e bërë në zbatim të ndryshimeve të fundit në ligjin antiduhan, duke përgëzuar masat komplekse të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësisë dhe shoqëria civile për të luftuar duhanpirjen.

Në Ditën Botërore Pa Duhan 2015, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, është vlerësuar me Çmimin më të lartë të akorduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kontrollin e duhanit, “si shenjë e vleresimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë nën drejtimin dhe urtësinë tuaj në luftën kunder epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e shëndetit publik,” – thuhet në letrën që Drejtorja Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr. Zsuzsana Jakab, i shkruan kreut të shëndetësisë shqiptare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Beqaj e vlerësoi çmimin e OBSH-së duke dashur ta ndaje atë me të gjithë shqiptarët që u bënë pjesë e zbatimit me rigorozitet të kërkesave të ligjit antiduhan. Ai falënderoi gjithashtu Qeverinë dhe Parlamentin për miratimin e ndryshimeve ligjore në funksion të zbatimit më të mirë të ligjit antiduhan, Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dhe posaçërisht median dhe shoqërinë civile që u bënë pjesë e rëndësishme e kësaj beteje kundër duhanpirjes.

Më herët, OBSH-ja nderoi ministrin Beqaj me Çmimin më të Lartë Ndërkombëtar për masat e marra në luftën kundër duhanit.

"Kam nderin t’ju ofroj Çmimin e Ditës Botërore Pa Duhan, si shenjë e vleresimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë nën drejtimin dhe urtësinë tuaj në luftën kundër epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e shëndetit publik," – thuhet në letrën përkatëse të autoriteteve të OBSH-së.

Më tej, ajo shprehet se "ky është Çmimi më i lartë dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kontrollin e duhanit. Konventa Kornizë e OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (ËHO TCTC) u ratifikua nga Shqipëria në vitin 2006.

Në të njëjtin vit u miratua edhe një ligj i ri për kontrollin e duhanit. Fatkeqësisht, zbatimi i këtij ligji ishte i ulët për shkak të mungesës së vullnetit të fortë politik dhe drejtimit të duhur. Nga koha e emërimit tuaj si Ministër i Shëndetësisë në shtator 2013, ju keni shfaqur një drejtim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për forcimin e zbatimit  të Konventës (ËHO FCTC) përmes veprimeve që fillojnë nga ndryshimet ligjore deri tek bashkëpunimi me publikun për të përftuar mbështetjen e tyre te plotë në kontrollin e duhanit. Përfshija juaj e shquar ishte një gur themeli në vendosjen e shëndetit të popullatës dhe të ardhmes së shoqerisë në vend të parë.

Nëse Vendet Anëtare nuk ndërmarrin masa urgjente, epidemia e duhanit mund te marrë deri ne 8 milionë jetë brenda vitit 2030, në nivel botëror. Për të ndaluar këtë katastrofë të shëndetit publik nevojitet një angazhim dhe përkushtim vetjak, si ai që ne qartazi e kemi parë tek ju.

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të nderohej nëse ju pranoni këte Çmim si shenjë të vlerësimit të OBSH-se për përpjekjet e jashtëzakonshme dhe rolin konstruktiv dhe te shkëlqyer të Shqipërisë në kontrollin e epidemisë së duhanit", përfundon letra.

Në vijim, shkollat që morrën pjesë dhe u nderuan me çmim në aktivitetet që u organizuan përgjatë ditëve të Javës Botërore Pa Duhan 2015:

SHKARKO APP