Një virus i rrezikshëm po prek foshnjat 0-6 muajshe

Në shërbimin e pediatrisë infektive nuk ka më asnjë shtrat bosh. Ajo që shqetëson shefen e shërbimit të Pediatrisë Gjeorgjina Kuli, është se një virus po prek në masë foshnjat 0-6 muajsh.

”Momentalisht janë të gjitha viruset që prekin rrugët e frymëmarrjes siç janë rinoviruset, parainflueca, kemi patur dhe raste të virusit të influencës ose të gripit, gjë që në vite të tjera ose kur ka qenë shumë e ulët në pandemi ose ka filluar goxha në kohë.

Ky ndryshimi i sëmundshmërisë me virozat e tjera ka modifikuar dhe epidemiologjinë e sëmundjeve repiratore dhe do të veçoja një virus shumë të rëndësishëm që është virus respirartor Sincitial.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një virus që prek rrugët e frymëmarrjes sidomos të fëmijëve të vegjël 0-6 muaj, pra ai prek gjithë grumpmoshat por është i rrezikshëm për këtë grupmoshë sepse mund të japi vështirësi të shumta në frymëmarrje dhe mosfurnizim të bollshëm të organizmit me oksigjen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?