Një zakon që largon mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës
Sauna është një zakon shumë i mirë, e cila sjell efekte pozitive në shëndet. Me sa duket, ajo ka aftësinë të reduktojë rrezikun e vdekjes, veçanërisht prej sëmundjeve kardio-vaskulare.
Ky përfundim vjen nga një studim i drejtuar nga Jari Laukkanen, në Universitetin e Finlandës dhe
i publikuar në revistën “Jama Internal Medicine”.
Për shumë vite, studiuesit kanë marrë në vëzhgim rrezikun e vdekjes si pasojë e sëmundjeve të shumta të zemrës. Ata kanë vënë re se te të gjithë meshkujt e femrat e moshës nga 42 në 60 vjeç është ulur rreziku i vdekshmërisë prej sëmundjeve të zemrës, në rastet kur ata kalonin një kohë të konsiderueshme në sauna.
Ekspertët kanë vënë re se të gjithë ata që bëjnë sauna dy herë në javë, rreziku për tu prekur nga arrestet kardiake është ulur me 22%, krahasuar me ata që nuk bëjnë sauna apo ata që bëjnë një herë në javë. Rreziku ulet me 63% tek të gjithë ata persona që praktikojnë saunën 4 deri në 7 herë në javë.