Një zgjidhje e thjeshtë kundër gërhitjes

 

Gërhitja është një gjë që prek shumë njerëz dhe është shumë e bezdisshme për ata që rrinë krah atyre që gërhasin.

Sipas një studimi të kryer në 130 persona nga Fondacioni Europian për Mushkërinë, ajo mund të kurohet lehtë.

Mjafton që të ushtroheni me një vegël muzikore frymore.

Nga 130 personat që ishin pjesë e studimit dhe kishin problem gërhitjen, ata që luanin një vegël frymore e kishin më pak të dukshme këtë fenomen.

Eksperimenti u përsërit disa herë dhe rezultatet ishin të njëjta.

Veglat frymore ndihmojnë në zgjerimin e mushkërisë si dhe në kanalet e frymëmarrjes duke e ulur nivelin e gërhitjes.

Problemet e gërhitjes zakonisht shfaqen tek obezët apo duhanpirësit, por drejtuesit e këtij studimi thanë se çdo person që do të ketë mundësinë të luajë me vegla frymorë do të ketë përfitime të mëdha në eleminimin dhe zvogëlimin e gërhitjes.

SHKARKO APP