Njerëzit me grupin e gjakut 0 janë të veçantë, sepse…
Për shkak të llojit të veçantë të gjakut, këta persona janë të predispozuar për t’u prekur nga sëmundje të caktuara, të tilla si ulçërat dhe mosfunksionimi i tiroideve.
Njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë nivele të ulëta të hormoneve tiroide dhe jod joadekuat, një element kimik qëllimi i të cilit është të rregullojë hormonet e tiroideve. Kjo gjë shkakton efekte anësore të tilla si obeziteti, mbajtja e lëngjeve në trup dhe lodhje të pashpjegueshme.
Këta njerëz kanë nivele të larta aciditeti në stomak, më shumë se personat me llojet e tjera të gjakut.
Në Japoni, ky lloj gjaku ka qenë i lidhur me personalitetin. Njerëzit me grupin e gjakut 0 janë përshkruar si përgjegjës, të përkushtuar, të organizuar, të fokusuar, të ndërgjegjshëm dhe praktikë. Besohet se ata kanë aftësi orientuese dhe logjistike, kjo për faktin se paraardhësit e tyre janë gjuetarët të cilët vëzhgonin “me rreptësi” mjedisin ku jetonin.
Njerëzit me këtë lloj gjaku preken dhe mërziten shpejt. Personat me grup gjaku 0 duhet të shmangin përdorimin e tepërt të kafeinës dhe alkoolit.