Njerëzit me këtë grup gjaku janë të preferuarit e mushkonjave
Mushkonjat janë me të vërtetë insekte të bezdisshme dhe përveçse jua thithin gjakun, ato edhe ju ekspozojnë ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Meqë ra fjala për gjak, a e dini se mushkonjat kanë një lloj të preferuar të gjakut?
85 për qind e njerëzve e lirojnë një kimikat të caktuar përmes lëkurës së tyre, të cilën mushkonjat e përdorin për ta kuptuar se çfarë lloji i gjakut gjendet nën lëkurë.
Grupi A i gjakut nuk është aq i preferueshëm për mushkonjat. Grupi B deri diku.
Në një studim të kontrolluar nga Journal of Medical Entomology, thuhet se mushkonjat dy herë më shpesh e thithin gjakun e tipit O sesa atë të tipit A, përcjell Express.
Por, përse?
Ndryshe nga ajo çka mendojnë njerëzit, mushkonjat nuk ushqehen kur i kafshojnë qeniet njerëzore. Në fakt, mushkonjat femra janë të vetmet të cilat e konsumojnë gjakun e njerëzve për shkak se u duhet për ta mirëmbajtur pjellorinë.
Tipi O i gjakut, për arsye ende të paqarta për hulumtuesit, u ndihmon atyre ta bëjnë punën e tyre më mirë sesa çdo tip tjetër.
Por, pavarësisht kësaj, personat me tipin O të gjakut janë më së paku të prirur të vdesin nga format më të zakonshme të malarias.