Njerëzit që rrezikohen më shumë nga kanceri

Një studim suedez ka ekzaminuar 5 milionë njerëz dhe ka konstatuar se rreziqet për kancer dhe gjatësia e trupit të njeriut janë të lidhura mes vete, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Studimi ka zbuluar se personat e shtatshkurtër përkrah të gjitha llojeve të kancerit, janë të ekspozuar më shumë karshi rrezikut të kancerit të gjirit dhe atij të lëkurës. Rezultatet po ashtu kanë treguar se për çdo centimetër të gjatësisë së trupi rreziku për të pasur kancer vjen e shtohet. Femrat më të gjata kanë shanse 18% më shumë për të pasur kancer, kurse të burrat kjo përqindje është më e vogël, 11%. Por ekspertët kanë thënë se ky studim nuk i ka llogaritur edhe plot faktorë të tjerë të rrezikut dhe njerëzit e gjatë nuk duhet të shqetësohen shumë për këtë punë.
Që ta zvogëloni rrezikun për të pasur sëmundjen e kancerit gjëra të rëndësishme për tu bërë janë:
-Heqja dorë nga duhani
-Moskonsumimi i alkoolit
-Të jetuarit shëndetshëm
Studimi është kryer nga “European Society for Paediatric Endocrinology”.

SHKARKO APP