“Nuk më bëhet seks me gruan”. Ja shkaqet sipas doktorit

“Dr.Harxhi, jam tridhjetë e pesë vjeç. Gruaja është pesë vjet më e re nga unë dhe kemi dy fëmijë. Ka muaj që më ka humbur tërësisht interesi për seks. E di që gruaja mendon se unë e tradhëtoj, gjë që nuk është e vërtetë. A ka diçka që mund të na ndihmojë në këtë situatë?”.

***

Përgjigje:

“Ka shumë arsye pse një person e humbet interesin për seks. Zbulimi i arsyeve është me rëndësi, pasi trajtimi duhet të bëhet në vartësi të shkakut. Ndihma e një terapisti në këtë rast do të ishte e madhe. Interesi për seks nuk është, vazhdimisht, në ngjitje (siç do ta dëshironim të gjithë), por ka ngjitjet dhe zbritjet e tij. Kjo u ndodh të martuarve, por jo rrallë prek edhe të rinjtë që akoma nuk janë martuar, ose atyre që bashkëjetojnë. Këto hipje dhe zbritje varen nga shumë faktorë që mund të jenë shëndetësorë, psikologjikë dhe shoqërorë. Për ju, me kaq pak informacion që ju ofroni lidhur me shqetësimin tuaj, do të rekomandoja disa ide të përgjithëshme, që shpresoj t’u ndihmojnë për ta bërë jetën tuaj seksuale më interesante.

1. Planifikoni spontanitetin.

Kjo, ndonse tingëllon kontradiktore, në të vërtetë nuk është ashtu. Marrëdhënia seksuale duhet të planifikohet, sepse kështu ajo bëhet më e bukur e më e fortë. Por edhe pse e planifikuar, ajo, duhet të lërë të pazbuluara detaje spontane, që lidhen me pasionin dhe imagjinatën e seicilit partner. A ju kujtohet kur ishit të rinj? Në ato takime të planifikuara, ju rezervonit plot surpriza që e zbukuronin takimin. Takimet ishin rituale plot surpriza!. Këto rituale i a vlen t’i praktikoni edhe kur jeni të martuar.

2. Të jeni “aventurierë”.

Duke bërë çdo herë gjëra të reja, ju do të rritni nivelin e eksitimit reciprok. Kjo, nga ana e saj, do të thellojë lidhjen dhe do ta bëjë jetën tuaj seksuale më të kënaqëshme. Të kuptohemi, kjo nuk do të thotë të hidheni bashkë nga aeroplani (ndoshta do ia vlente), as të frekuentoni, detyrimisht, plazhet nudo ( edhe pse mund të jetë kënaqësi ). Puna është të bëni gjithnjë diçka që është jashtë rutinës dhe që u ndihmon të jeni më afër me njëri­tjetrin.

3. Bëni vazhdimisht paralojë seksuale.

Paraloja seksuale e vërtetë nuk është ajo që u përgatit të dyve për aktin seksual. Afeksionin për njëri­-tjetrin duhet ta tregoni me kontaktet që keni gjatë jetës së përditshme, jo vetëm kur bëni seks. Një prekje në qafë, një puthje e lehtë në dorë ose parakrah, një shikim dhe shkelje syri sugjestive, të gjitha ndihmojnë të rritet voltazhi seksual.

4. Përdorni seksin “oral” .

Kur them “seksin oral”, mos kuptoni vetëm atë që shumë njerëz e bëjnë. Unë e kam fjalën që të dëgjoni njëri-­tjetrin me një nivel të ri intimiteti. Të ndani me njëri­tjetrin fantazitë seksuale, sado të ndaluara t’u duken ato. Një dialog intim midis jush, mund të jetë po aq seksi, sa edhe vetë akti. Kjo ndodh sepse imagjinata do të punojë…

5. Tregoni se jeni krenarë.

Mos lejoni që gjërat e vogla të rrëshkasin dhe të prishin kënaqësinë. Ti mos harro të rruhesh, ose mos mendo se kjo nuk është me rëndësi. Ajo të mos mendojë se duke u veshur me xhinse dhe me xhup gjatë gjithë kohës është në rregull. Higjena bazale është diçka që ndihmon në jetëgjatësinë e marrëdhënies. Nuk bëhet seks i mirë kur bien erë të keqe këmbët dhe dhëmbët. Kurrë nuk duhet ta konsideroni dukjen tuaj si dhuratë që ua ka falur natyra dhe të mos kujdeseni për të. Që të jeni dhe të ndjeheni seksi gjatë gjithë kohës, duhet të reflektoni krenari dhe kujdes për paraqitjen tuaj.

6. Zhvilloni fantazitë.

Afrodisiaku më i fuqishëm gjëndet brenda në imagjinatën tuaj dhe ju duhet ta përdorni këtë instrumetnt, sa herë që mundemi, për të rritur intimitetin seksual. Luani role të ndryshme me njëritjetrin. Mereni shokun shokun për një person tjetër. Duke luajtur këto role, ju do të zbuloni disa aspekte të reja të vetes dhe të partnerit. Paçi fat e shëndet” – Dr. Adem Harxhi – DITA.

SHKARKO APP