Nxirre gjuhën të të tregoj si je
Ndryshimet në gjuhë tregojnë çka s’është në rregull me organizmin tuaj. Ja se si duhet të interpretohen shenjat në të si dhe çfarë duhet ndërmarrë!
Kontrollimet mjekësore zakonisht fillojnë me shikimin e gjuhës, sepse ajo flet për shëndetin e përgjithshëm. Gjuha e personit të shëndoshë është në ngjyrë të kuqërremtë, ngjashëm me mukozën e gojës. Ngjyra jo e zakonshme e gjuhës, njollat e imta ngjyrëçelët ose lythëtat e kuq, flasin për ndonjë çrregullim në organizëm, pak a shumë serioz.
Në disa raste, prejardhja e problemit mund të zbulohet me kontrollim të zakonshëm mjekësor, derisa te të tjerat janë të domosdoshme analizat specifike (për shembull, analiza e gjakut). Kur të zbulohet shkaku dhe të shërohet çrregullimi, gjuha përsëri do të marrë pamjen e natyrshme.
Çfarë të bëhet?
Çrregullimi mund të zbulohet me kontrollim të zakonshëm të mjekut, në të shumtën e rasteve, sepse pezmatimi është kryesisht me prejardhje virusale. Nuk ka ilaç, por duhet pritur që të kalojë spontanisht. Shpëlarja me ujë dezinfektues dhe anestetikë të lehtë, do ta zbusë dhimbjen dhe do të pengojë zgjerimin e infeksionit.
Gjuha e kuqe me kokrra të bardha
Gjuha është me ngjyrë intensive të kuqe, me njolla të bardha, të cilat mund të shfaqen edhe në brendi të gojës. Mund të jetë fjala për kandidiazë ose infeksion të shkaktuar nga kërpudha Candida albicans, e cila jeton në gojë. Ose mund të jetë pasojë e përdorimit të gjatë të antibiotikëve, që e kanë ndryshuar florën normale të gojës.
Gjuha e lëmuar dhe e hollë
Sipërfaqja e indit të gjuhës është “më e hollë”, dhe shumë e lëmuar, jo me vrazhdësi, siç është në kushte normale, si dhe më e skuqur se rëndom. Kjo flet për mungesën e vitaminave A dhe E, si pasojë e përdorimit të antibiotikëve, që e kanë ndryshuar florën bakteriale të zorrëve dhe e kanë vështirësuar absorbimin e materieve ushqyese. Për shkak të mungesës së këtyre dy vitaminave, lëkura bëhet e errët dhe pa shkëlqim, flokët të thyeshëm, ndërsa cepat e buzëve të qëruar.
Çfarë të bëhet?
Problemi mund të zgjidhet me përdorim të ushqimit të pasur me pemë dhe perime, të pasura me vitaminat A dhe E.
Gjuha e bardhë, e thatë
Gjuha është e mbuluar me shtresë të bardheme, e thatë dhe me kallje. Kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes (gripi, ftohja, tretja e dobët), shpesh e shoqëruar me temperaturë të lartë.
Çfarë të bëhet?
Mjafton kontrollimi i rëndomtë mjekësor. Kur të shërohet sëmundja, edhe gjuha do të normalizohet.