FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Obeziteti, meshkujt që hanë vetëm janë më të rrezikuar

Një hulumtim korean nxjerr në pah një predispozitë më të madhe për të zhvilluar hipertensionin dhe kolesterolin e lartë

Meshkujt që hanë vetëm kanë një rrezik 45% më të madh të zhvillimit të obezitetit, sipas një studimi nga Universiteti i Dongguk, në Korenë e Jugut, botuar në Hulumtim Obesity & Praktika Klinike. Sipas ekspertëve, “njerëzit që hanë vetëm kanë më shumë gjasa të zhvillojnë hipertensionin dhe kolesterolin e lartë”. Pasojat u gjetën edhe tek gratë, “por në popullatën meshkuj të dhënat janë më tepër  shqetësuese”.

Studimi analizoi mbi 7,700 të rritur, të cilët u pyetën se sa shpesh hanë vetëm. “Nga hulumtimi u vu re një ndryshim thelbësor ndërmjet njerëzve të vetëm dhe të bashkuar ose midis atyre që shpesh hanë vetëm dhe atyre që nuk e bëjnë këtë gjë. Individët që konsumojnë vaktin në vetmi kanë më shumë prirje për të ngrënë dhe rrjedhimisht mund të jenë subjekt i sëmundjeve “, theksojnë shkencëtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hulumtimet gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen ndaj shanseve të meshkujve për zhvillimin e sëmundjeve të tilla si sindroma metabolike (rreth 64%). “Përkundrazi, gratë që hanë vetëm kanë vetëm 29% mundësi për ta zhvilluar atë: kjo është për shkak se popullata e meshkujve është më e prekshme ndaj kësaj sëmundjeje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uji është një aleat i çmuar – Sipas hulumtuesve, “hidratimi i duhur është thelbësor jo vetëm kur flasim për sasinë e duhur të ushqimit për të ngrënë, por edhe për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm të trupit”. Sipas një studimi të kohëve të fundit nga Universiteti i Miçiganit, pirja e ujit para ngrënies ju lejon të ndiheni më pak të uritur dhe në të njëjtën kohë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?