Obeziteti mund të jetë ngjitës, ja kush ndikon

Shumica prej nesh mund të thotë se obeziteti është pasojë e ushqyerit pa kontroll, e reduktimit të ushtrimeve fizike dhe të një kombinimi fatkeq të gjeneve, por gjërat nuk mund të jenë kaq të thjeshtë. Sipas një studimi të fundit të publikuar në “Science Alert”, thuhet se mikrobet në zorrën tonë mund të ndikojnë në mënyrën se si ne shtojmë në peshë, dhe për shkak se këto organizma mund të lëvizin nga një person në tjetrin, mund të jetë e mundur se mund të “marrim”, mbipeshën tonë nga të tjerët.

Për herë të parë, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë treguar se një e treta e sporeve të prodhuara nga bakteret në zorrën tonë mund të mbijetojë edhe në ajër të hapur. Kjo nënkupton që njerëzit që kanë kontakt të ngushtë me persona mbi peshë mund të ndikojnë tek mbipesha e dikujt tjetër, nëpërmjet ajrit.

Kjo nuk do të thotë se në qoftë se një person mbipeshë teshtin mbi ju, pesha juaj do të shtohet, por shumë studime të mëparshme kanë treguar një lidhje mes baktereve tona dhe peshën sonë. Në qoftë se këto baktere mund të ekzistojë jashtë trupit, atëherë mund të ndikohemi nga miqtë tanë më të ngushtë dhe familja.

Më tej siç tregohen nga ky studim, njerëzit që jetojnë në të njëjtën shtëpi ndajnë një microbiome të ngjashme.

Një hipotezë e paraqitur nga studimi i ri është se disa sëmundje kanë tendencë për tu trashëguar nga familja për shkak se ndajmë hapësirë të njëjta dhe jo për shkak të gjenetikës. Ideja e mbipeshës që është ngjitëse, mbete ende një mundësinë intriguese për momentin.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP