Obeziteti, shkaktar i disa llojeve të kancerit

Obeziteti shkakton në shumë raste katër lloje të kacereve më të zakonshme në Britani të Madhe sesa pirja e duhanit, raporton BBC.

Hulumtuesit e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanceret e zorrëve, veshkave, vezoreve dhe mëlçisë kanë më shumë gjasa të kenë lidhje me mbipeshën se sa duhanpirja.

“Miliona njerëz janë në rrezik të kancerit për shkak të peshës së tyre dhe njerëzit e dhjamosur janë më të rrezikuar se duhanpirësit”, raporton BBC.

Swiss Digital Desktop Reklama

BBC thotë se hulumtuesit nuk e kanë për qëllim që t’i bëjnë të ndjehen fajtorë njerëzit me mbipeshë e as të krahasojnë nivelin e dëmit të duhanpirjes dhe obezitetit por sipas tyre duhet shikuar rrezikun që të dyja e paraqesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Mbretërinë e Bashkuar konsiderohet se duhanpirje mbetet shkaku kryesor i kacereve dhe pas saj rradhitet obeziteti.

“Por ndërkohë që normat e pirjes së duhanit po zvogëlohen, obeziteti po rritet, dhe ekspertët e shëndetësisë janë të shqetësuar”, thotë BBC.

Artikulli thotë se të personat që janë mbipeshë jo domosdoshmërisht do të kenë kancer por që rrezikun e kanë më të lartë.

“Ky rrezik është më i madh sa më shumë peshë fiton një person dhe sa gjatë ata janë mbipeshë”, raporton BBC.

Sipas Qendrës për Hulumtim të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar janë rreth 13 lloje të kacereve që ndërlidhen me mbipeshën, hulumtuesit thonë se lidhja e këtyre kacereve me mbipeshën vlen vetëm për të rriturit por rekomandojnë që edhe fëmijët të kenë peshë trupore normale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?