OBSH: Cigarja vret çdo vit 7 mln njerëz

Duhanpirja është ves i vendeve në zhvillim, si Shqipëria. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 80 për qind e konsumatorëve të cigares jetojnë pikërisht në këto vende. Të dhënat janë publikuar me rastin e 31 majit, që është Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit. Ky ves, sipas OBSH, vret çdo vit 7 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa fajëson për këtë edhe mungesën e njohurive të duhura nga konsumatorët për rreziqet reale që shkakton duhanpirja.

“Ka hendeqe të mëdha në njohuritë për rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe në shumë vende këto mangësi në njohuri janë shumë të theksuara. Përqindja e njerëzve që nuk e besojnë se duhani nuk shkakton sëmundje në zemër, është për shembull në Kinë deri në 73 për qind. Për goditjet në zemër, 61 për qind e të rriturve në Kinë, nuk e dinë se duhani e rrit atë rrezik”, thotë OBSH.

Megjithatë, numri i personave që konsumojnë cigare ka rënë në vitet e fundit. OBSH thotë se në 2016 konsumimi i duhanit ra me 20 për qind nga 27 për qind që ishte në vitin 2000. Rënia e konsumit është vërejtur edhe në rajonin tonë dhe në të gjitha pjesët e tjera të botës, përjashtuar Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?