OBSH: Shqipëria, e 65-ta në botë për ndotjen e ajrit
Rreth 18,000 njerëz vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit. Një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë bën të ditur se në vit kjo shifër llogaritet në 6.5 milionë njerëz ose sa 11.2% e të gjitha vdekjeve në botë.
OBSH ka krijuar edhe një hartë me zonat më të rrezikuara nga kjo ndotje. Vihet re se Shqipëria është në zonën ‘portokalli’, duke u vlerësuar si një shkallë e mesme e rrezikut nga ndotja e ajrit.
Këtij studimi i bashkangjiten edhe të dhënat nga Banka Botërore sipas të cilit tregojnë se vdekjet e parakohshme i kushtojnë ekonomisë botërore qindra miliarda dollarë humbje nga tregu i punës.
Rreth 92% e popullsisë së botës, ku përfshihet edhe Shqipëria jeton në një mjedis me ajër të ndotur.
Ndotja e ajrit është një nga katër shkaqet që rrezikojnë jetën e njeriut, pas tensionit, rrezikut nga dietat dhe duhanpirja.
Shqipëria renditet në vendin e 65-të për nga indeksi i ndotjes me 77.9 pikë.