OBSH: Zika mund të përhapet në të gjithë Azinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se infeksionet nga virusi Zika mund të përhapen në të gjithë Azinë. Qindra raste me këtë virus janë raportuar në Singapor, ndërsa dy raste me mikrocefalia janë shfaqur në Tajlandë.

Drejtoresha e OBSH, Margaret Chan tha se ekspertët janë ende në kërkim të mënyrave për trajtim të virusit.

“Për fat të keq, shkencëtarët ende nuk kanë përgjigje për shumë pyetje të rëndësishme,” tha ajo në një takim vjetor rajonal të OBSH në kryeqytetin Filipine, Manila.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zika në përgjithësi ka efekte të lehta, por është më e rrezikshme për gratë shtatzëna.

Swiss Digital Mobile Reklama

Virusi ka ekzistuar në Azi për dekada të tëra, por kohët e fundit ka shpërthyer në një shkallë më të gjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?