Pajisje e re për transportimin e zemrës për transplantim

Operacionet e transplantimit të zemrës janë përsosur vitet e fundit dhe tashmë ato janë bërë procedura të zakonshme. Por megjithatë numri i donatorëve të këtij organi mbetet i vogël në Shtetet e Bashkuara dhe shumë pacientë vdesin duke pritur. Numri i vogël i donatorëve nuk është i vetmi problem.

Shumë organe të dhuruara nuk mbrrijnë në dhomën e operimit për shkak të kushteve të papërshtashme për transport. Tashmë shkencëtarët në Siatëll po testojnë një pajisje të re, që ruan rrahjet e zemres dhe shmang dëmtimin e saj gjatë transportit.

Çdo vit, në Shtetet e Bashkuara, lista e pacientëve që kanë nevojëpër transplantim të zemres shtohet me rreth 4 mijë pacientë të rinj, por ndërhyrje kirurgjikale kryehet vetëm për rreth 2500 prej tyre.

“Për shkak të kësaj mungese, ne ende kemi rreth 17 për qind të pacientëve që janë në listë për transplantim të zemrës, të cilët vdesin duke pritur.”

Përveç mungesës së donatorëve, disa organe të dhuruara nuk arrijnë në dhomën e operimit në kushte të përshtatshme për transplantim. Ato zakonisht transportohen në një kuti akulli dhe mund të bëjnë udhëtime shkurtra. Tashmë një kuti e re është pajisur me një njësi qëruan rrahjet e zemrës gjatë transportit.

I vetmi moment kur zemra pushon së rrahuri është ai disa minuta para vendosjes në trupin e pacientit.

“Pra, prania e një pompe për ruajtjen e funksionit të zemrës gjatë transportimit na ndihmon që ta përshtasim më mirë zemrën me pacientin që ka nevojë për të, në mënyrë që më shumë zemra të dhuruara të mund të përdoren për pacientët në nevojë.”

Pajisja është testuar në fluturime që zgjasin deri në njëmbëdhjetë orë. Në këtë udhëtim për në Siatëll, zemra monitorohet nga afër për t’u siguruar që të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme për transplantim. Prodhimi i kësaj pajisje është pritur me padurim.

“Unë mendoj se është një mundësi e madhe për të përmirësuar teknologjinë e ruajtjes së zemrës dhe organeve të tjera dhe në të ardhmen pacientët në nevojë për zëvendësim organesh do të përfitojnë nga kjo,” thotë presidenti i organizatës “Lifecenter Northwest”, Kevin O’Connor.

Por mjekët janë shumë të qartë gjithashtu se teknologjia e re nuk do të mbyllë hendekun mes numrit në disponueshëm të zemrave të dhuruara dhe kërkesës për to, prandaj ata bëjnë thirrje për rritjen e numrit të njerëzve të regjistruar si dhurues organesh.

SHKARKO APP