Palestra nuk mund obezitetin

 

Aktivitetit fizik luan pak rol në luftën kundër obezitetit. Sipas ekspërtëve një person obez nuk duhet të bëjë ushtrime për të humbur peshë, por thjesht duhet të hajë më pak. Në editorialin e publikuar nga British Journal of Sports Medicine, tre ekspërtë thanë se është koha për të rrëzuar mitin, sipas të cilit; aktiviteti fizik mund obezitetin, pa i mohuar rolin e rëndësishëm për të luftuar; diabetin, sëmundjet e zemrës apo demencën.

Ndërsa për të mposhtur obezitetin, më shumë se të ushtruarit fizik, vëmendja duhet të përqendrohet në tavolinë, ku asnjëherë nuk duhet tepruar me sheqernat dhe karbohidratet.

Ekspërtët fajësojnë industrinë e ushqimit, e cila sipas tyre po inkurajon besimin se “aktiviteti fizik është kundërpërgjia e duhur për ushqimin jo të shëndetshëm”.

Sipas tyre “ky sygjerim është tërësisht i gabuar dhe aspak shkencor”. Formula më e mirë është kombinimi i një diete të balancuar me aktivitetin fizik.

SHKARKO APP