Panna Cotta kajsie me pjeshkë
Një recetë shumë e thjeshtë dhe vërtet e shijshme. Kjo ëmbëlsirë mund të përgatitet fare lehtësisht dhe është shumë e lehtë.
Shijet e frutave e bëjnë të lehtë dhe të përshtatshme edhe për ditët e nxehta, shkruan shije.al.
Përbërësit:
2 filxhanë krem pana (për ëmbëlsirë)
1 filxhan çaji qumësht
1/4 filxhan çaji sheqer
1 filxhan çaji nektar kajsie
3 fletë xhelatinë
2 filxhan çaji pjeshkë (të qëruara dhe të prera në formë kubike, ose pjeshkë dhe kajsi të përziera)
1 lugë çaji lëng limoni
2 lugë gjelle sheqer
Përgatitja:
Nxehim kremin, qumështin, sheqerin derisa të lëshojnë avull. Shtojmë nektarin e kajsisë dhe e trazojmë për ta përzier.
E shijojmë dhe i shtojmë pak më tepër sheqer nëse nuk është e ëmbël aq sa e dëshironi.
Zhysim gjethet e xhelatinës në ujë të ftohtë për 5 minuta, e shtrydhim nga uji dhe e shtojmë në tenxhere.
E trazojmë derisa xhelatina të shpërbëhet.
Derdhim panna cotta-n në 6 forma ose në 6 gota të vogla qelqi dhe i vendosim në frigorifer ku i lemë të paktën për 6 orë ose gjatë gjithë natës.
Përpara se t’i shërbejmë përziejmë sëbashku pjeshkët, kajsitë, lëngun e limonit dhe sheqerin.
Per t’i shërbyer i hedhim në pjata dhe i zbukurojmë me disa lugë frutash. Nëse përdorim gota të vogla thjesht hedhim pak fruta me lugë në çdo gotë dhe i shërbejmë