Panxhari i kuq lufton kancerin dhe pastron mëlçinë

Një studim i kryer kohëve të fundit në Londër ka zbuluar se një gotë lëng i panxharit të kuq në mënyrë drastike ulë shtypjen e gjakut.

Kërkimet shkencore janë bërë edhe në Melburn të Australisë ku tregohet se shtypja e gjakut do të ulet pas 6 orëve pasi të keni pirë gjysmë litër lëng të panxharit. Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se rastet e vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare do të ishin zvogëluar nëse njerëzit më shpesh konsumojnë panxharin e kuq.

 

Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se konsumimi i panxharit të kuq ulë zhvillimin e demencës dhe rritjen e tumoreve (tumoreve të prostatës dhe gjirit) për 12.5%.

Nutricionistët rekomandojnë që panxhari i kuq të përdoret edhe për problemet digjestive.

Përveç kësaj, panxhari i kuq është një aleat i paçmueshëm i mëlçisë sepse ndihmon në procesin e përpunimit të toksinave.

SHKARKO APP