Panxhari ul tensionin e gjakut

Një gotë lëng panxhari në ditë mund të ulë tensionin, thonë shkencëtarët britanik, të cilët kanë vërtetuar që një gotë e këtij lëngu redukton tensionin për 10 milimetra të treguesit të zhivës, dhe në rastet e disa të testuarve tensioni ulet në vlerat normale.
Sipas rezultateve të publikuara në revistën “Hypertension” nitratet nga panxhari zgjerojnë damarët e gjakut çka ndihmon qarkullimin e gjakut. 
Shkencëtarët nga Barts Health HNS Trust dhe Fakulteti londinez i mjekësisë të cilët me vite kanë studiuar ndikimin e panxharit në uljen e tensionit të gjakut paralajmërojnë për një efekt të mundshëm anësor të konsumimit të panxharit –urina merr ngjyrë rozë.
Në natyrë nitrate ka në tokë nga ku e marrin bimët të cilave u nevojitet për rritje.
Drejtuesja e studimit Amrita Ahluëalia thotë se si ekipi i saj ka qenë i befasuar se sa pak nitrate janë të nevojshme për efekt aq të rëndësishëm në tension, përcjell BBC. Studimi është kthyer në rreth 15 njerëz të cilët dolën vullnetarë. 
“Shpresojmë që rritja e konsumimit të perimeve me përqindje të lartë të nitrateve si perimet e gjelbra ose panxhari, që lehtë mund të aplikohet si ndryshim i stilit të jetesës, do të përmirësojnë shëndetin kardiovaskular”, shton Ahluëalia. 

SHKARKO APP