Paracetamoli shton rrezikun për atak kardiak
Marrja e paracetamolit çdo ditë rrit rrezikun për atak kardiak, goditje në tru dhe vdekje të parakohshme.
Kështu thuhet në një studim të gjerë.Studimi është kryer nga shkencëtarët britanikë dhe ka marrë në shqyrtim plot 666 mijë pacientë. Në përfundim thuhet se pacientët që marrin rregullisht këtë qetësues, kanë 63 përqind më shumë gjasa që të vdesin në mënyrë të papritur.Mundësia që ata të pësojnë një atak kardiak apo goditje në tru është 68 përqind më e lartë. Po ashtu janë 50 përqind më të larta shanset për të kaluar në ulçerë në stomak. Për këtë arsye, shkencëtarët kanë bërë thirrje që të rishihet edhe njëherë ky ilaç. Arsyeja pse paracetamoli shkakton këto probleme është sepse ai pengon një enzimë të quajtur COX-2.