Parandaloni plakjen e qafës dhe dekoltesë me këto veprime
Lëkura në zonën e qafës për fat të keq rrodhoset shumë më herët nga pjesa tjetër e trupit. Jo vetëm pse është më e hollë dhe e ekspozuar ndaj agjentëve të jashtëm, por mungesa e kujdesit për këtë lëkurë përshpejton procesin e plakjes duke i zbehur të gjithë shkëlqimin fytyrës.
Më poshtë do të lexoni 5 mënyra të thjeshta për kujdesin e lëkurës së qafës
Mos harroni kremin e diellit.
Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për lëkurën e qafës është ta mbroni ndaj rrezeve të dëmshme të diellit ! Njësoj si fytyrën, duhet të lyeni dhe qafën për të parandaluar dëmtimin e lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB.
Shmangni ekzpozimin e tepërt në diell, ose vishni veshje të lehta që mbrojnë dekoltenë nga rrezatimi i dëmshëm.
Hidratimi është shumë i rëndësishëm.
Pas një dushi, veprimi i parë që duhet të bëni është të lyeni fytyrën me krem, por pa harruar asnjëherë dhe qafën, shkruan Living.
Çdo produkt që është i mirë për fytyrën tuaj është dhe për pjesën tjetër të trupit ! Kërkoni një krem me përmbatje peptide ose retinol (të dyja ndihmojnë për të stimuluar rritjen e kolagjenit në lëkurën tuaj).
Pozicioni më i përshtatshëm i gjumit është në shpinë
Kur jeni flini në bark ose në anën tuaj, shtypni fytyrën dhe qafën në jastëk. Me kalimin e viteve këto pozicione mund të krijojnë rrudha të lehta delikate.