Pastrimi i veshëve është i rrezikshëm

Pastrimi i veshëve është një mënyrë që përdoret nga shumë persona, por ato nuk e marrin parasysh se sa rrezikojnë me këtë veprim. Përdorimi i mjeteve të ndryshme pastruese për veshët nuk bën asgjë tjetër vetëm e shtyjmë dyllin më thellë në vesh, dhe kjo nuk është aspak e shëndetshme. Bllokimi nga dylli është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dëgjimit. Gjithashtu, duke ngacmuar kanalin e veshit krijohen gjasat për dëmtimin ose çarjen e daulles së veshit. Dylli në vesh ekziston për një arsye: Për të mbrojtur veshët nga pluhuri, grimcat e vogla dhe bakteret. Dylli mbron edhe lëkurën delikate të kanalit të veshit nga ngacmimet ose pezmatimet nga uji gjatë larjes. Pra shprehja “pastro veshët” tashmë nuk duhet konceptuar si më parë, por duhet kuptuar vetëm si : pastro me kujdes pjesën e jashtme të veshëve duke përdorur një peshqir të lagur me ujë e sapun dhe pastaj thjesht fshije me peshqir të thatë. 

SHKARKO APP