Për sa orë gjumë kemi nevojë?

Një studim në Shtetet e Bashkuara ka arritur në përfundime të reja dhe na rekomandon sasinë e gjumit për çdo grupmoshë.

18 ekspertë të Fondacionit Kombëtar të Gjumit në SHBA arritën në një version më të ri për rekomanditet e kohës së fjetjes.

Gjatë përfundimit të rekomandimeve, ekspertët morën parasysh edhe përfitimet shëndetsore por edhe rreziqet, që lidhen e kohëzgjatjen e gjumit.

Pak gjumë për disa netë me rradhë ju bën të ndiheni të lodhur, të paaftë për t’u përqëndruar e në ankth. Dhe nëse kjo lloj jetese vazhdon për një kohë të gjatë, rrit rrezikun e diabetit, tensionin e gjakut dhe obezitetin.

Zgjidhja

Pra, sa është sasia e duhur e gjumit? Udhëzimet e reja ju japin jo vetëm sasinë e rekomandueshme, por edhe atë çka është e përshtatshme për grupmoshat. Fëmijët e moshës 6-9 vjeç kanë nevojë nga 9-11 orë gjumë. Adoleshentët kanë nevojë për 8-10 orë gjumë. 7 orë gjumë është e pranueshme, por fjetja më shumë se 11 orë në ditë mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre, pavarësisht se disa kanë nevojë për aq orë gjatë pubertetit.

Dr. Lydia DonCarlos nga Universiteti i Çikagos, një nga ekspertët e këtij studimi, tha se ritmi i jetesës së adoleshentëve i shtyn ata natyrshëm të ndjehen të përgjumur natën vonë dhe të zgjohen më vonë në mëngjes. Ky është një fenomen normal, sipas saj, dhe nuk ka të bëjë aspak me rrjetet sociale. Ajo paralajmëron gjithashtu që adoleshentët duhet të përpiqen të flenë aq sa duhet.

Të rriturit nga mosha 18-64 vjeç kanë nevojë për 7-9 orë gjumë, por disa ia dalin edhe me 6 orë. Për njerëzit mbi 65 vjeç, sasia e rekomanduar është midis 7 dhe 8 orësh, edhe pse disa mbijetonë me 5 orë gjumë./The Guardian

SHKARKO APP