Përdoruesit e Facebook-ut jetojnë më gjatë

Një studim i ri tregon se përdorimi i “Facebook”-ut zgjat jetën e njeriut, normalisht nëse përdoret siç duhet. Në botën tonë gjithnjë e më të globalizuar, gjithnjë e më shumë njerëz janë duke jetuar larg familjeve dhe vendlindjes së tyre. Kjo nganjëherë çon në thyerjen e lidhjeve sociale, duke rritur ndjenjën e vetmisë dhe izolimit.

Përfitimet e të pasurit miq të ngushtë janë të lidhura me jetëgjatësi qysh nga fundi i viteve ’70. Një studim 9-vjeçar tregoi se njerëzit pa lidhje sociale dhe komunitare kishin deri në 2.8 herë më shumë gjasa të vdesin para kohe, sesa ata me lidhje të gjera sociale.

Në fakt, një metaanalizë e më shumë se 148 studimeve zbuloi se lidhjet e forta sociale përmirësojnë shanset e mbijetesës nga më shumë 50%. Hulumtimi gjithashtu, tregon se vetmia është një faktor rreziku i vdekshmërisë, aq sa pirja e duhanit dhe alkoolit.

SHKARKO APP