Përfitimet e dushit të ftohtë
Zhytja në ujë të ftohtë rrit përqendrimet e noradrenalinës me 53% dhe dopaminës me 25% tek të rinjtë. Hulumtimet sugjerojnë se këto hormone stimulojnë motivimin, shpërblimin dhe madje reduktojnë inflamacionin.
Profesoresha e Stanford, Anna Lembke përshkruan terapi me ujë të ftohtë për pacientët që vuajnë nga varësi të ndryshme sepse ajo zëvendëson goditjen e dopaminës të shkaktuar nga ilaçi i tyre i zgjedhur.
Një studim në ”Endocrine Society”, zbuloi se ekspozimi afatgjatë i moderuar ndaj të ftohtit mund të stimulojë rritjen e yndyrës. Studiuesit thonë se më shumë yndyrë mund të çojë në një metabolizëm më të lartë dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Një studim çek i vitit 1996 zbuloi se zhytja e përsëritur për një orë në ujë 14 C “aktivizonte sistemin imunitar deri në një farë mase” tek të rinjtë e shëndetshëm.