Përfitimet shëndetësore me konsumimin e shalqirit

Me konsumimin e shalqirit ne njëkohësisht e kthejmë në aleatin tonë kryesor kundër një sërë problemesh shëndetësore, duke nisur me parandalimin e problemeve me veshkat, kundër tensionit të lartë të gjakut, parandalimit të kancerit, diabetit, sëmundjeve të zemrës, goditjes nga nxehtësia, degjenerimit makular dhe impotencës.

Sëmundjet e veshkave-Shalqinjtë përmbajnë shumë kalium, gjë që është shumë e dobishme për nxjerrjen jashtë ose pastrimin nga depozitimet toksike në veshka. Për më tepër, është e dobishme në reduktimin e përqendrimit të acidit urik në gjak, duke zvogëluar kështu gjasat e dëmtimit të veshkave dhe formimin e gurëve në veshka.

Parandalojnë goditjet nga nxehtësia-shalqiri është shumë efektiv në reduktimin e temperaturës së trupit tuaj dhe tensionit të gjakut. Sasia e lartë e ujit që përmban shalqiri gjithashtu nxit lirimin e lëngjeve të tepërta në formën e djersës, që freskon trupin tuaj gjatë ditëve të nxehta të verës.

Tensioni i lartë i gjakut- Sasia e shumtë e kaliumit dhe magnezit e pranishme te shalqinjtë është shumë e dobishme në drejtim të zvogëlimit të tensionit të lartë të gjakut. Kaliumi konsiderohet një vasodilator (zgjerimi i enëve të gjakut) , që do të thotë se e liron tensionin e enëve të gjakut dhe arterieve, duke stimuluar rritjen e rrjedhjes së gjakut dhe reduktimin e stresit në sistemin kardiovaskular.

Parandalon kancerin-Gjithnjë e më shumë vitet e fundit shalqinjtë kanë qenë në sy të publikut, kryesisht për shkak të nivelit të tyre mbresëlënës të likopenit, një kompleksi karotenoid fitonutrient që është gjithnjë i lidhur me parandalimin e kancerit.

Kundër diabetit- Pacientët diabetikë, të cilët supozohet të kenë një dietë të ulët energjie dhe dietë të ulët të sheqerit, shpesh ankohen pasi nuk arrijnë të hanë ushqimin e tyre, gjë që u jep atyre ndjesinë se janë gjysmë të ushqyer. Shalqinj mund të jetë një shtesë e mirë për ta.

SHKARKO APP