Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i gjetheve të panxharit

Gjethet e panxharit përmbajnë shumë lëndë ushqyese të cilat për trupin janë vërtet të domosdoshme. Një porcion me gjethe panxhari, rreth 38 gramë, siguron pothuajse gjysmën e dozës së nevojshme ditore të vitaminës A.

Kjo vitaminë është jashtëzakonisht e rëndësishme për imunitetin dhe shëndetin riprodhues, si dhe është e dobishme për shëndetin e lëkurës, së cilës i jep shkëlqim.

Gjethet e panxharit përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të vitaminës C, e cila është e domosdoshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Kjo vitaminë është aleati juaj më i mirë në luftën kundër ftohjes dhe gripit, në çdo stinë të vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Polifenolet që mund të gjenden në gjethet e freskëta të panxharit përmbajnë veti antioksiduese që mund të reduktojnë dhe trajtojnë inflamacionet e ndryshme në trup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjethet e panxharit përmbajnë gjithashtu antioksidantë të shumtë, si acidi kafeik dhe elagjik. Në gjethet e panxharit, ka më shumë nga këto substanca se në çdo perime tjetër. Ekziston edhe acidi alfa-linolenik (ALA) nga familja e acideve omega-3.

Gjethet e panxharit kanë një shije paksa të ëmbël dhe kombinohen në mënyrë perfekte me të gjitha perimet e tjera. Mund të përgatisni një sallatë të shijshme dhe ta shijoni sipas dëshirës. Përveç kësaj, kombinohen mirë edhe me frutat.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?