Përfitimet shëndetësore të majdanozit
Majdonozi është një bimë që ka një rol të rëndësishëm në zëvendësimin e të gjithë vitaminave që i nevojiten trupi tonë. Përveç rolit të tij që ka në gatim majdanozi mund të përdoret dhe në formë të çajit, kompresave dhe maska. Disa nga vetitë e majdanozit janë:
Plot me vitamina
Majdanozi është i pasur me vaj eterik, pastaj me kalium, kalcium, fosfor, hekur, magnez, mangan, bakër dhe mikro elemente të tjera, por është edhe burim për vitaminat C, A dhe K.
Kundër celulitit
Gjashtë pjesë të majdanozit të copëtuar i zieni për dy minuta në dy litra ujë. Më pas, kur çaji të jetë i vakët, me të (15 deri 30 minuta) bëni masazh pjesëve të trupit me celulit.
Heqja e rrudhave
Dy dekagramë majdanoz të copëtuar i vendosni në dy decilitra ujë të ftohtë dhe pas 24 orëve i përdorni. Lageni një peshqir të butë dhe e vendosni në hapësirat përreth syve, gojës dhe qafës.