Përmbyset gënjeshtra që lidh vezët me kolesterolin e lartë

Për vite me radhë autoritetet shëndetësore kanë vendosur kufizime për sasinë maksimale të vezëve dhe kolesterolit që mund të hamë. Maksimumi ishte rreth 300 mg në ditë. Duke marrë parasysh se një vezë e vetme përmban 186 mg, do të renditej menjëherë në listën e ushqimeve të rekomanduara, jo vetëm kur dikush do të kishte nivele të larta kolesteroli.

Megjithatë, gjërat nuk janë kaq të thjeshta dhe vezët janë ‘të pafajshme.’ Një hipotezë e ardhur që në vitet ’70 thoshte se një dietë e lartë në kolesterol, rrit nivlin e këtij të fundit në gjak. Në parim duket logjike, por e keqja është se ajo nuk fuksionon. Kolesteroli në dietë nuk përcakton nivelin e kolesterolit në gjak. Poashtu, nivelet e kolesterolit në gjak nuk përcaktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kolesteroli është një lipid që prodhon trupi juaj. Është një përbërës thelbësor për sintezën e vitaminës D dhe hormoneve amorf, estrogjeneve dhe testosteronit. Ai është kaq i rëndësishëm saqë mëlçia, zorrët dhe pjesa tjetër e qelizave të trupit tuaj e mbajnë atë në nivele të qëndrueshme. Kolesteroli ka sistemin e vet të transportit.

Për të shkuar drejt qelizave, ai mbështillet me një rrjet proteinash, në formën e një shporte portokalli. Proteinat me dendësi të ulët, LDL, janë ato që mbartin kolesterolin në qeliza. Dendësia e lartë, HDL, janë ato që heqin kolesterolin. Kjo është arsyeja e dallimit midis kolesterolit të mirë dhe të keq.

Kolesteroli LDL dhe HDL

Kolesteroli i transportuar nga lipoproteinat e LDL shkakton probleme. Ekziston një lidhje midis nivelit të lartë të kolesterolit LDL dhe rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Por, jo të gjithë llojet e kolesterolit LDL janë të njëjta. Ka grimca të vogla dhe të mëdha LDL. Më e rëndësishme se niveli i kolesterolit LDL, është numri i grimcave: njerëzit që kanë shumë grimca të vogla të LDL janë më të rrezikuar sesa ata që kanë pak grimca të mëdha LDL.

Kthehemi te veza

Sigurisht, ajo që keni menduar për vezët dhe kolesterolin është e gabuar. Duke krahasuar të dhënat nga 17 raporte, nuk u zbulua asnjë lidhje mes konsumit të një veze në ditë dhe rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës ose infarktit. Kjo u zbulua gjithashtu edhe në një studim në më shumë se 100 000 burra dhe gra për 14 vjet.

Ka njerëz me një ndryshim gjenetik që i bën ata veçanërisht të ndjeshëm ndaj kolesterolit. Por, as ato nuk rrezikohen nga vezët. Karbohidratet e rafinuara (miellrat, sheqernat) janë ato që ndikojnë në rritjen e grimcave të vogla dhe të dendura LDL (të rrezikshme) dhe ulin HDL “kolesterolin e mirë” përveç niveleve të larta të triglicerideve, të cilat kanë të njëjtin efekt. Jo vetëm që vezët nuk janë të dëmshme, por për më tepër ato ju mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Në një eksperiment, një grup njerëzish që hëngrën 3 vezë të plota në ditë u krahasuan me një grp tjetër që morën një ushqim tjetër zëvendësues.

Rezultatet do t’ju habisin:

Konsumi i tre vezëve në ditë konverton proteina të vogla (të rrezikshme) LDL në grimca më të mëdha (pa rrezik). Kishin nivele të reduktuara të insulinës dhe rezistencë ndaj insulinës, që janë përcaktues të diabetit. Ata që hëngrën vezë kishin një nivel të ulët të triglicerideve

Pra, duke ngrënë 3 vezë në ditë, të gjithë faktorët e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare te këto njerëz ishin reduktuar. Vezët sigurojnë sasi të mëdha të kolinës, një lëndë ushqyese thelbësore për trupin, i cili bën që ai të funksionojë nga formimi i qelizave të reja në tru. Mungesa e kolinës, shumë e zakonshme, besohet të jetë pas aterosklerozës, sëmundjeve të mëlçisë dhe neuroneve./Shije/

SHKARKO APP