Përse gjumi i pasdites nuk është i shëndetshëm!
Sipas një studimi britanik gjumi i pasdites nuk është i këshillueshëm për shëndetin. Personat të cilët janë mësuar përditë me një sy gjumë prej një ore apo më gjatë, janë më të ndjeshëm në zhvillimin e mundshëm të sëmundjeve të mushkërive dhe rrezikun e vdekjes së parakohshme. Dremitja e shkurtër pasdite, në afat të shkurtër do t'iu "rifreskoj" dhe çlodh, por me kalimin e kohës, ky zakon i këndshëm mund të ndikojë në rritjen mundësisë së vdekjes së parakohshme me pothuajse një të tretën, sipas shkencëtarëve nga universiteti britanik i Kembrixhit. Personat pra që janë mësuar për çdo ditë të dremitin pasdite për një orë apo më gjatë, janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të mundshëm të sëmundjeve të mushkërive si; bronkiti, emfizema, ose pneumonia, si dhe rrezikojnë për të vdekur nga sëmundjet e frymëmarrjes, në krahasim me njerëzit të cilët flenë vetëm natën. Pra, herën tjetër nëse jeni lodhur dhe dëshironi të bëni një sy gjumë pasdite është mirë që të ngriheni dhe të dilni jashtë e të shëtisni dhe ta prisni natën, koha kur është më e mira për gjumë dhe çlodhje.