Përse të humbasësh peshë po bëhet e vështirë?

Të humbësh në peshë është e vështirë dhe vazhdon të bëhet më e vështirë.Sipas ekspertëve ky nuk është një justifikim por është shkencë. Një studim  i kryer nga  Universiteti York i publikuar në gazetën “Obesity research and Clinical Practice” tregon se nëse jeni 25 do ju duhet të hani më pak dhe të bëni më shumë stërvitje se sa ata që janë më të vjetër në moshë për të parandaluar shtimin në peshë. “Të kesh një trup të shëndetshëm dhe në peshën e duhur kohët e fundit është bërë më sfiduese se kurrë,”- është shprehur prof.Jennifer Kuk.
Ai tha se të humbësh në peshë sot është shumë herë më e vështirë se sa në brezat e mëparshëm dhe shkaktar kryesor është mënyra e jetësës, ushqimet me kimikate e pesticide që konsumojmë, si dhe mungesa e gjumit. Duke u bazuar nga një sondazh i rrjetit mediatik Gallup 40% të amerikanëve në vitin 2013 flinin më pak se 7 orë gjatë natës dhe janë më të stresuar , gjë që ndikon në rritjen e mundësive të obezitetit.
Të dhënat e grumbulluara për aktivitetin fizik në vitin 1988 dhe 2006 gjithashtu rezultojnë  se ata që kanë lindur më vonë kanë një peshë 5% më të madhe edhe nëse stërviteshin dhe bënin ushtrime po aq sa ata 2 dekada më parë.

SHKARKO APP