Përse tështijmë disa herë radhazi?

Tështima është një fenomen që ndodh pa arsye dhe që asnjë nga ne nuk është në gjendje që të japë detaje në lidhje me shkaqet se pse tështijmë. Ndodh të tështijmë më shumë se një herë, madje deri në 4-5 herë radhazi. Kjo mund të jetë diçka e bezdisshme, por ka një arsye shkencore përse ndodh. Shkaktarët e tështimës mund të jenë të ndryshëm, si për shembull, pluhuri, sëmundjet, drita e fortë etj., por shkaku kryesor mbetet membrana e mukusit, brenda hundës dhe fytit të njeriut. Sipas mjekes Laura Geggel tregon se njeriu tështin për të pastruar rrugët e frymëmarrjes. Një tështimë e vetme mund të jetë e mjaftueshme për të pastruar çfarëdolloj gjëje që irriton sistemin tonë, ndërsa tështima e vazhdueshme, sipas ekspertes Laura Geggel, ndodh kur trupi ka nevojë të nxjerrë irritues të tjerë që ndodhen më thellë. Kështu, tështima e parë e veçon irrituesin, e dyta e dërgon në hundë dhe e treta e nxjerr jashtë. Të tështiturit në mënyrë të vazhdueshme do të thotë se trupi juaj po përpiqet më shumë se zakonisht të pastrojë rrugët e frymëmarrjes.

SHKARKO APP