Personaliteti sipas grupit të gjakut që i përkisni

 

Besimi se personaliteti përcaktohet nga grupi i gjakut ka zënë shumë vend në Japoni, ku analiza e grupit të gjakut konsiderohet si një gjë shumë serioze. Menaxherët e kompanive e përdorin për të punësuar nënpunës, studiuesit e tregut e përdorin për të studiuar sjellje dhe prirje të tregut dhe shumë veta e përdorin për të zgjedhur miqtë dhe bashkëshortët.

Shkencëtarët e sotëm dhe mjekët e pranojnë qartë ekzistencën e lidhjes mendje-trup. Nëse shohim çdo grup gjaku, do të shohim një personalitet të qartë, që është trashëgimia e paraardhësve tanë. Duke u mbështetur në veçantinë e secilit grup gjaku, ndoshta mund të arrini rezultate dhe cilësi më të mirë në punën tuaj si dhe kënaqësi më të madhe dhe siguri në jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi 0- Çdo njeri i grupit 0 ka një kujtesë gjenetike fuqie, rezistencë, kurajë, pavarësi, instinkt dhe optimizëm të lindur. Njerëzit e parë të grupit 0 janë personifikimi i vrullit dhe qëndrueshmërisë dhe kanë një sens të lartë vetëkontrolli. Besonin në veten e tyre. Mbretëresha Elisabet është grupi 0, Princi Çarls gjithashtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi A- Veçori e këtij grupi është karakteri bashkëpunues. Njerëzit e grupit A janë të vlefshëm, taktikë, të duruar, nuk mund të ekzistojnë pa pasur respekt për të tjerët. Këta njerëz e mbyllin ankthin brenda vetes, sepse këtë duhet të bësh kur merresh vesh me të tjerët. Por, kini kujdes kur shpërthejnë! Hitleri ishte më i famshmi udhëheqës që i përket grupit të gjakut A.

Grupi B- Nga shumë anë grupi B ka elementet më të mira të të gjitha grupeve të tjera. Ka cilësitë e ndjeshmërisë dhe intelektit të grupit A, por ka dhe agresivitetin dhe reagimin fizik të grupit 0. Njerëzit e grupit B mund të përballojnë me shumë sukses ndryshimet dhe njerëzit e ndryshëm prej tyre, sepse janë gjenetikisht më të aftë dhe nuk janë të prirur për konflikte dhe sfida. Zotërojnë mirëkuptim të madh. Një statistikë që flet vetë: megjithëse grupi B në SHBA përbën vetëm 9% të popullsisë, 30-40 % e milionerëve vetëkrijues janë të grupit B.

Grupi AB- Krishti ishte grupi i gjakut AB. Njerëzit që i përkasin këtij grupi gjaku janë nevrikë, të ndjeshëm dhe eksentrik. I përqafojnë të gjitha aspektet e jetës pa kuptuar në mënyrë të theksuar pasojat. Ky është grupi më interesant dhe emocionues. Xhon Kenedi, Merlin Monro i përkisnin këtij grupi gjaku.

Përshtati në shqip: Elena Beta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?