Personalitetin mund ta kuptoni nga statuset në Facebook
Sipas një studimi të ri, zbulohet se përditësimet e statuseve që postojnë njerëzit në Facebook, mund të zbulojë një sërë tiparesh të personalitetit, duke përfshirë edhe në qoftë se dikush ka tendenca prikopatike.
Hulumtuesit nga Universiteti i Lundit në Suedi kanë gjetur se statuset që tregojnë psikopatinë, kanë të bëjnë me prostitutat, pornografët dhe kasapët.
Sipas studimit, njerëzit me tipare psikopatike janë të përqendruar fuqishëm në dëshirat e tyre dhe kanë një mungesë ndjeshmërie për të tjerët.
Ndërsa, narcistët mund të theksojnë karakteristikat e tyre të mira, për shembull, duke vënë në dukje që të tjerët nuk e kuptojnë se çfarë është lumturia e vërtetë. Njerëzit me tipare narciste lëvdohen vetë dhe kanë një besim të tepruar në aftësitë e tyre.
Tiparet e personalitetit neurotik mund të dallohen edhe se sa miq kanë në Facebook dhe sa shpesh i përditësojnë statuset.
Hulumtimi është bazuar në testet e personalitetit dhe analizon përmbajtjen në përditësimet e statuseve në Facebook për pak më shumë se 300 amerikanë dhe është i pari i këtij lloji.
“Facebook ka revolucionarizuar mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë në internet dhe kjo ofron një mundësi unike për kërkime psikologjike”,- tha DaniloGarcia, studiues në qendrën kërkimore, ‘Qendra për Etikë, Ligj dhe Shëndeti Mendor’ në Suedi.