Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pesë ushqime të zgjedhura nga një kardiolog për uljen e kolesterolit

Shëndeti E enjte, 15 Qershor 2023 10:37
Pesë ushqime të zgjedhura nga një kardiolog për uljen e kolesterolit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rëndësia e shëndetit kardiovaskular për mirëqenien e përgjithshme të trupit është e pamohueshme. Nuk nevojitet asnjë diskutim për të vërtetuar se zemra, një nga organet dominuese të trupit të njeriut, është jetike për jetëgjatësinë dhe mirëqenien. E megjithatë, shpesh kërcënohet nga sëmundje të ndryshme, disa prej të cilave vijnë nga zgjedhjet e dobëta të stilit të jetesës. Një gjendje e tillë, shumë e zakonshme dhe kërcënuese për zemrën është kolesteroli i lartë .

Sipas mjekut kardiolog, dr. Elizabeth Clodas, themeluese e Klinikës Parandaluese të Kardiologjisë, nëse keni kolesterol të lartë, përpara se të arrini tek pilula për ta rregulluar atë, hidhini një sy pjatës suaj. Eksperti shpjegon se zakonet e të ngrënit luajnë një rol kyç në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit. Për këtë arsye, ajo rekomandon të filloni me ndryshime të vogla e të thjeshta në dietën tuaj ditore, të cilat mund të japin rezultate spektakolare në rregullimin e kolesterolit tuaj, veçanërisht LDL-në “e keqe”, e cila kontribuon në akumulimin e yndyrës në arterie .

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas ekspertes, ndryshimi mund të nisë nga shtimi i pesë ushqimeve të thjeshta, të lehta dhe ekonomike, të cilat do të japin një kontribut vendimtar në ruajtjen e shëndetit tuaj kardiovaskular. Pra, cilat janë këto pesë ushqime?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

1. Bajame: Një studim i vitit 2018 zbuloi se bajamet mund të ulin kolesterolin LDL ndërsa ruajnë apo edhe rrisin kolesterolin HDL, kolesterolin “i mirë” që ndihmon në largimin e formave të tjera të dëmshme të kolesterolit nga qarkullimi i gjakut. Nëse nuk ju pëlqejnë bajamet, mund të konsumoni si alternativë lajthi, arra ose fëstëkë, të cilat gjithashtu kanë treguar se ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30

2. Brokoli: Studime të shumta kanë lidhur shëndetin kardiovaskular me një dietë të pasur me perime . Nga këto, bien në sy përfitimet e brokolit, një perime e pasur me fibra të tretshme, e cila mund të përfitojë ndjeshëm përpjekjen për të ulur kolesterolin e lartë. Po aq të rëndësishme në ruajtjen e niveleve normale janë spinaqi, lakrat e Brukselit dhe lakra. Të gjitha këto perime përmbajnë një shumëllojshmëri të gjerë të vitaminave dhe antioksidantëve, të cilët janë gjithashtu të dobishëm në rregullimin e niveleve të kolesterolit “të keq”.

3. Tërshërë: Tërshëra është e pasur me fibra, duke përfshirë fibra të tretshme, të cilat reduktojnë përthithjen e kolesterolit në sistemin tretës . Fibrat gjithashtu mbron nga rritja e insulinës, e cila nga ana tjetër kontribuon në rritjen e niveleve të kolesterolit të keq. Nëse nuk hani mjaft fibra, rritja e marrjes me 10 gramë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 14% dhe vdekjen nga sëmundjet e zemrës me 27%, sipas gjetjeve të një studimi të lidhur.

4. Farat Chia: Farat Chia janë një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, një komponent i vlefshëm për shëndetin e trupit. Rritja e konsumit të këtyre yndyrave të shëndetshme edhe me një gram në ditë është shoqëruar me një ulje prej 16% të rrezikut të problemeve kardiovaskulare. Megjithëse acidet yndyrore omega-3 nuk duket se kanë një efekt të veçantë në nivelet e kolesterolit LDL, ato megjithatë mund të rrisin kolesterolin HDL, duke kontribuar në të njëjtën kohë në uljen e triglicerideve.

5. Shalqini: Nëse dëshironi të rregulloni kolesterolin, por dëshironi edhe marrjen e përditshme të sheqerit, atëherë lini mënjanë ushqimet e pashëndetshme dhe shijoni një fetë shalqi të freskët. Shalqiri përmban likopen, i cili njihet për aftësinë e tij për të reduktuar lipidet, duke reduktuar kolesterolin total dhe LDL . Nëse shalqiri nuk është fruti juaj i preferuar, zgjidhni mollët, rrushin, luleshtrydhet, agrumet apo edhe avokadot, të gjitha opsionet e shijshme të pasura me pektinë, një lloj fibrash të tretshme që ndihmon në uljen e kolesterolit LDL.

Etiketat e lidhura

ulja e kolesterolit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.