Pesë ushqimet që dikur nuk rekomandoheshin

Udhëzimet dhe rekomandimet ushqimore janë vazhdimisht në ndryshim, kjo për shkak të hulumtimeve të shumta. Është e vështirë për të përcaktuar se cilat ushqime janë të shëndetshme dhe të cilat nuk janë. Gjithsesi janë pesë ushqime në shportën e keq ushqyerjes që nuk i konsumin por janë në bazë të disa rezultateve ato mund të konsumohen pa problem.

Ja cilat janë:

Veza – Për një kohë të gjatë, veza është menduar se ndikon për keq në zemrën tuaj. Një vezë përmban 185 mg kolesterol. Por, për 20 vitet e fundit, të ushqyerit dhe hulumtimet mjekësore kanë treguar në mënyrë të përsëritur se mbajtja diete ndaj ushqimeve që kanë shumë kolesterol, ka shumë pak ndikim në nivelin e kolesterolit në gjak të një personi. Ekspertët e kanë korrigjuar gabimin për vezën dhe ushqime të tjera që përmbajnë kolesterol (të tilla si mëlçia e pulës) duke hequr atë si një lëndë ushqyese shqetësuese nga udhëzimet dietetike.

Margarina dhe gjalpi – Margarina dhe gjalpi, janë ndoshta një nga tregimet më konfuze të ushqyerit. Origjina e margarinës, e cila është bëhet me yndyrë bimore, daton në mesin e viteve 1800. Studiuesit kanë identifikuar gjithashtu një lidhje të pavarur mes yndyrës dhe sëmundjeve koronare të zemrës(CHD). Që nga kjo lidhje në mes yndyrës dhe CHD është konfirmuar nga studime të shumta në mbarë botën, për të eliminuar këtë produkt nga dietat tona. Industria ushqimore e shpejtë për t’u përgjigjur dhe tashmë ka prodhuar margarinë pa yndyrë për vite tani. Kështu mund të konsumoni këtë produkt pa pasur frikë, gjithmonë fjala është për margarinë pa yndyr.

Patatja – Patatja një nga disa perimet e konsideruara për përkeqësim të shëndetit, kjo për shkak se është një ushqim me nivel të lartë të glycemisë. Por patatet janë një burim i pasur i karbohidrateve, vitaminës C, disa vitamina B.

Baxhot – Ku përfshihet; qumështi, gjalpi, kosi dhe djathi, që janë konsideruar si një element kryesor në dietën e shumë njerëzve, por modelet e konsumit kanë ndryshuar, pjesërisht, për shkak të mesazheve. Aspektet pozitive të qumështit përfshijnë proteina të larta dhe përmbajtjen e kalciumit. Përmbajtja e yndyrës dhe lloji i yndyrës është e  rëndësishme kur zgjedh produkte të qumështit që përmbajnë sasi të larta të yndyrës. Të rejat e fundit në Mbretërinë e Bashkuar promovojnë ushqime të qumështit, si pjesë e një diete të shëndetshme, për sa kohë që zgjedhjet e qumështit janë më të ulëta në yndyrë.

Arra dhe frutat e thata të papërpunuara – Arrat kanë një reputacion të keq për të qenë të larta në yndyrë dhe të larta në kalori, ku disa sugjerojnë se duhet të shmanget nëse duam  për të humbur peshë. Por sipas studimeve të fundit arra është çelësi për një dietë të shëndetshme dhe për ruajtjen e një peshe të shëndetshme të trupit. Të konsumosh arra të ul rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje koronare të zemrës dhe vdekjen e papritur kardiake.

Burimi: Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP