Pesha e tepërt, problem për shtatzëninë
Një nënë mbipeshë gjatë periudhës së shtatëzënisë përbën rrezik për shëndetin e fëmijës kur ai të rritet.
Një grup studimor i përbërë nga disa universitete europiane, ka arritur në këtë përfundim pas një periudhe thujse 3 – vjeçare krahasimi të dhënash të 13 mijë personave në mbarë kontinentitn.
Sipas studimit, mungesa e kontrollit në sasinë e ushqimit të grave shtatëzëna, do të ndikojë te rreziku i lartë i sëmundjeve të zemrës dhe te diabeti i tipit të 2-të te fëmijët e tyre, kur ata të jenë rritur. Për këtë arsye, shkencëtarët kanë sygjeruar që nënat t’i nënshtrohen një diete të mirëpërcaktur ushqimore dhe vizitave periodike te psikologu.
Studimi përcaktoi gjithashtu se nënat shtatëzëna mbi peshë e kanë të pasur dietën e tyre me yndyrna dhe jo me vitamina, në raport me nëna shtatëzëna me peshë normale. Në këtë kuptim, niveli i lartë i yndyrnave ndikon në uljen e kapacitetit mbrojtës të placentës për fetusin ndaj hormonit të stresit, kortizolit. Ky projekt studimor, që vijon ende, është i financuar nga Bashkimi Europian.